Zbulon se kur do takohet me Vuçiç/ Kurti: Nuk ka presion për rifillim të dialogut, s’do të ketë Asociacion njëetnik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka presion nga Bashkimi Evropian e as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rinisur dialogu në mes Kosovës e Serbisë, derisa konfirmoi se një takim i tillë do të mbahet në mes të qershorit.

“Unë më duket se ju përgjigja se çka do të ndodhë me asociacionin. E ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e qe besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion njëetnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, ka shtuar ai.

Më herët gjatë ditës, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, u shprehën se për çështjen e Asociacionit u takon palëve në dialog që të gjejnë zgjidhje.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin