Politike

Zelensky mbërrin në Tiranë, sot samiti për Ukrainën, takim kokë më kokë me Ramën

Tirana mirëpret për herë të parë një Samit më datë 28 shkurt, dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dy vjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev.  Avioni i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte. Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë Shkurov.

‘Një moment kyç për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë’ e cilësoi ministri i jashtëm Igli Hasani

Ndërkohë axhenda e takimeve të presidentit Zelensky nis sot në orën 09:00 me kryeministrin Edi Rama ku do të mbahet pritja zyrtare me nderime në bulevardin “Deshmoret e Kombit” , për të vijuar takimin kokë më kokë në kryeministri.

Sipasa axhendës së publikuar Rreth orës 9: 30 të dy delegacionet do të kenë një takim bilateral, ndërsa rreth orës 10:10  është planifikuar firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Më pas rreth orës 11:30  Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit. Ndërsa në orën 13. 00 do të jetë edhe fotoja familjare e pjesëmarësve. Samiti mbyll punimet në orën 13: 30 në një konferencë të përbashkët Rama- Zelensky.

Përgatitjet për samitin janë drejt fundit në Pallatin e Kongreseve, ndërsa në krah të godinës së bashkisë është vendosur një flamur gjigant i Ukrainës. Pjesë e këtij samiti, përmes një video mesazhi do të behet edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, siç njoftoi vetë kryeministri Edi Rama nga Ankaraja më 20 shkurt.

Më datë 29 shkurt, do të vijohet me një tjetër samit, atë të Ballkanit Perëndimor ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit. Fokusi i këtij takimi do të jetë tek plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit europian, ndërsa pritet të jetë e pranishme edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

AXHENDA E PLOTË

E mërkurë, 28 shkurt

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10.10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11.00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve)

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

13:00 – Foto Familjare

13.30 – ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp. 

 

TRENDING

Exit mobile version