Bota

Zelensky pritet të takohet me Biden në samitin e G7

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në samitin e G7 në Japoni, në Hiroshima, ku planifikon të takohet me presidentin amerikan Joe Biden . Andriy Yermak , shefi i zyrës së Zelensky, tha për TV ukrainas se do të diskutohet për mbështetjen e SHBA-ve ndaj Ukrainës sa i takon avionëve luftarakë.

“Presidenti ukrainas do të takohet me Presidentin Biden në ditët në vijim,” tha Yermak, duke vënë në dukje se dy udhëheqësit ka të ngjarë të diskutojnë mbështetjen e SHBA për një “koalicion të avionëve luftarakë” për Ukrainën dhe çështje të tjera.

TRENDING

Exit mobile version