Zërat për Superkupën e Europës, UEFA merr vendimin final për stadiumin

Finala e Superkupës së Europës, mes Chelsea dhe Villareal, do të zhvillohet në Irlandën e Veriut, sikurse ishte programuar. Stadiumi “Windsor Park” i qytetit të Belfast do të hapë dyert më 11 gusht.

Ditët e fundit ka pasur spekulime të shumta, sipas të cilave finalja do të zhvendosej në Stamboll. Federata e Irlandës së Veriut për Futbollin ka dalë me një komunikatë dhe i ka hedhur poshtë të gjitha zërat.

CEO i kësaj federate, Patrick Nelson, është shprehur: “Kemi mbajtur kontakte të ngushta me partnerët tanë në UEFA për këtë çështje dhe pas shumë diskutimeve jemi të kënaqur që ata kanë konfirmuar se ndeshja do të luhet në Belfast”.

Tashmë mbetet të marrin përgjigje çështje të tjera, që lidhen me numrin e tifozëve që do të lejohen në stadium dhe informacione të tjera në lidhje me biletat.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin