Politike

Brahimllari: Tani që opozita u bashkua, jemi uragan

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari tha se protesta e Rithemelimit ishte një uragan popullor, që tregonte mbështetjen e madhe të opozitës, ndërkohë që aleati i Berishës, Ilir Meta as nuk u bë pjesë e protestës.

Sipas tij, Rama e përçau opozitën duke blerë segmente të caktuara të saj, por tani opozita e bashkuar është një problem serioz për kryeministrin.

“Kemi hyrë në një situatë jashtëzakonisht të mirë për opozitën. Rama e përçau opozitën duke blerë segmente të caktuara të opozitës.

Tani që opozita ka bashkuara energjitë e saj është një problem serioz për Edi Ramën, se ai në çdo zgjedhje hyn me idenë për të përçarë opozitën”, tha Brahimllari ne Euronews Albania. .
Ai tha se Berisha bëri premtime që shqiptarët kanë nevojë.

“Ai tha dyfishim pagash, dyfishim pensionesh. Ai që është n ë masë arresti ka të drejtë të thotë çfarë të dojë.

TRENDING

Exit mobile version