Politike

Zëvendësoi Ibrahimajn, kush është i besuari i Ramës për Ministrinë e Financave

Nga ndryshimet që qeveri është prekur dhe Ministria e Financave. Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së ditën e sotme Rama ka shkarkuar Delina Ibrahimajn dhe ka emëruar në krye të MF-së Ervin Meten. Që nga viti 2020 Mete ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nga maji 2020. Më herët ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.

Më parë Mete ka shërbyer si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë nga vitet 2013-2017. Gjatë kësaj periudhe ka qenë thelbësisht i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar.

Mete është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që mban gradën Master nga Universiteti i Harvardit si dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës.

TRENDING

Exit mobile version