Aktualitet

Zgjedhjet e Kukësit, KQZ rrëzon Berishën, regjistron PPD me kryetar Lulzim Bashën

KQZ vendos regjistrimin e PD të drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, proces që do të përsëriten pas videoskandalit me Safet Gjicin.

Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se kërkesa e Lulzim Bashës plotëson kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike. Ai tha se KQZ e ka të pamundur të bëjë shqyrtim të procesit vendimmarrës të një partie politike. Sipas tij, KQZ është e detyruar të shohë kërkesën në aspektin formal.

“Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor.”, tha ai.

Për të njëjtat zgjedhje edhe Sali Berisha kishte paraqitur kërkesë që Rithemelimi të regjistrohej si PD.

TRENDING

Exit mobile version