NTV
No Result
View All Result
23/02/2021 , 10:39
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
23/02/2021 , 10:39
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

Zgjedhjet/ Mjekë shqiptarë brenda e jashtë Shqipërisë, letër politikës për mbrojtjen nga Covid: Kemi 7 kërkesa…

Mjekë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë me anë të një letre drejtuar politikës dhe KQZ në vendin tonë kanë bërë thirrje me disa kërkesa për zbatimin e masave antiCovid me rastin e afrimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

by Ballhysa
23/02/2021 , 10:32
Zgjedhjet/ Mjekë shqiptarë brenda e jashtë Shqipërisë, letër politikës për mbrojtjen nga Covid: Kemi 7 kërkesa…
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me afrimin e zgjedhjeve, ku mijëra qytetarë po angazhohen në fushatën parazgjedhore dhe më pas në votime, grupi i mjekëve shprehet se e shohin me shqetësim respektimin dhe mbarëvajtjen e masave anti- Covid, të cilat janë përcaktuar me ligj.

Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, mjekët shprehen se nëpërmjet letrës së hapur të kontribuojnë në implementimin, respektimin dhe zbatimin e masave ndaj COVID-19 në Shqipëri.

Ata kërkojnë:

1- Ndalimin e grumbullimeve të më shumë se 10 personave në mjedise të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive.

2- Përdorimin e detyruar të barrierave mbrojtëse (maskave).

3- Mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrash, nga të gjithë personat, gjatë kohës që janë duke qëndruar në hyrje të qendrës së votimit apo vendvotimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim duhet të vendosen edhe dezinfektuesit, të cilët do t’i shërbejnë votuesve për t’i dezinfektuar duart në hyrje dhe dalje të vendvotimit.

4- Respektimin rigorozisht të masave anti-COVID nga stafi zgjedhor. Ky staf është përgjegjës për dezinfektimin e tavolinave dhe ajrosjen e herëpasherëshme të vendvotimeve, si dhe për zbatimin e masave mbrojtëse e parandaluese gjatë procesit të votimit dhe atij të numërimit të votave.

5- Marrjen e masave të duhura organizative nga Komisioni Qendror Zgjedhor, për të regjistruar personat që fatkeqësisht mund të jenë të infektuar me Covid-19, ata që janë në karantinë apo izolim të detyruar, si dhe të kujdeset për përditësimin e listës së këtyre votuesve në kohë reale. KQZ duhet të ndërmarrëprocedurat e duhura që personave të izoluar/karantinuar t‘ju mundësohet pjesëmarrja në votim .

6-Takimet, konferencat dhe mbledhjet zgjedhore me mbi 10 persona të mbahen në formatin elektronik, për të evituar kështu kontaktet fizike mes elektoratit.

7-Personat mbi 65 vjeç, si dhe ato që vuajnë nga sëmundje shoqëruese, t’i shmangin aktivitetet parazgjedhore, pasi sipas OBSH-së konsiderohen si më tepër të riskuar nga virusi COVID-19.

Top Channel/

Tags: KQZkryesore

Related Posts

Grida Duma: Asnjë taksë për kë punon tokën, nafta me gjysmë çmimi për fermerët
Politike

Grida Duma: Asnjë taksë për kë punon tokën, nafta me gjysmë çmimi për fermerët

23/02/2021 , 10:38
Vaksinohet Skënder Brataj dhe ekipi i urgjencës, Manastirliu: Do të përmbyllim së shpejti procesin për bluzat e bardha
Politike

Vaksinohet Skënder Brataj dhe ekipi i urgjencës, Manastirliu: Do të përmbyllim së shpejti procesin për bluzat e bardha

23/02/2021 , 10:28
“Po vjen pranvera, do ta fshijmë të keqen”, Basha: Në 25 prill do të jetë fitorja e gjithë Shqipërisë
Politike

“Po vjen pranvera, do ta fshijmë të keqen”, Basha: Në 25 prill do të jetë fitorja e gjithë Shqipërisë

23/02/2021 , 10:21

Recent Posts

  • Grida Duma: Asnjë taksë për kë punon tokën, nafta me gjysmë çmimi për fermerët
  • Pas dërgesave të para në botë, Kina do të dhurojë vaksina COVID-19 edhe për 19 vende të tjera
  • Vaksina – ‘Sanofi’, rikthehen në lojë… Do nisin provat e vaksinës së Covid-19, pasi ngecën vitin e kaluar
  • FOTO/ “Ohooo”- Jasmina zhvesh Erlindin në mes të dëborës dhe e prek në…
  • Zgjedhjet/ Mjekë shqiptarë brenda e jashtë Shqipërisë, letër politikës për mbrojtjen nga Covid: Kemi 7 kërkesa…

Kategorite

  • Aktualitet (1,903)
  • Bota (1,885)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (235)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (119)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (294)
  • Kronike (666)
  • kryesore (1)
  • Kulture (56)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (618)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (116)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,237)
  • Politike (830)
  • Rajon (171)
  • REAGIM (117)
  • Shendeti (425)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (381)
  • Videonews (357)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!