14/06/2021 , 1:25

Zgjedhjet/ “Në pritje të dy mandateve të tjera”, PS apel komisionerëve të saj: Mos tjetërsoni votat për kandidatët, në rast shkelje do të konsiderohet krim zgjedhor!

Partia Socialiste nëpërmjet kandidates së saj për deputete, Bora Muzhaqit, foli mbi rezultatin aktual të dalë nga procesi i numërimit në vend. Muzhaqi theksoi se procesi është ende i pambyllur në Qarkun e Durrësit dhe të Tiranës dhe pritet sipas saj, që Partia Socialiste të sigurojë edhe dy mandate të tjera, krahas këtyre të siguruara. Në emër të Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj Edi Rama, Muzhaqi i bëri thirrje numëruesve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos tjetërsojnë asnjë votë brenda Partisë Politike, sa i përket numërimit që do të vijojë për kandiadtët preferencialë.
Fitorja e PS është historike, për familjen tonë të madhe politike për të cilën jemi krenarë të gjithë. Kjo fitore e qartë dhe e thellë duhet të shkëlqejë plotësisht edhe në procesin e numërimit, që është thuajse i mbyllur. Presim rezultatin përfundimtar në Durrës dhe Tiranë, ku besojmë që do të kemi mundësi reale për dy madate të tjera. Përtej numërimit përfundimtar të mandateve është koha për t’u angazhuar, në numërimin e votave për kandidatët. Vullneti i shqiptarëve i fshehur përmes votës, duhet respektuar deri në fund me të gjithë shenjtësinë e vet. Asnjë votë e asnjë kandidati, qoftë socialist dhe demokrat, nuk do të lejohet të tjetërsohet. Në emër të PS dhe kryetarit Edi Rama duhet të bëjë të qartë:
Faleminderit me respekt për të gjithë numëruesit e këtij procesi për demokracinë dhe angtazhimin e deritanishëm. Së dyti falenderim për numëruesit socialiste, që pa u lodhur kanë punuar me respekt të qytetarëve deri më tani. Pa vënë në dyshim integritetin e përkushtimin e numëruesve, çdo çedim, që shkakton tjetërsimin e votës ose kalimin e saj nga një kandidat në tjetrin brenda listës së një partie, është krim zgjedhor. Nuk do të tolerohen grupe numëruesish që me gjasa do të shkelin ligjin dhe do të bëhen bashkëpunëtorë në një krim të tillë. Ky proces është i Shqipërisë, i shqiptarëve. Ne kemi besim se numëruesit janë në lartësinë e kësaj prove me një proces që i ka zbardhur faqen Shqipërisë. Forca, durim, korrektesë deri në fund”, tha Muzhaqi.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin