Rajon

Zgjedhjet Presidenciale/ Mbyllen kutitë e votimit në Maqedoninë e Veriut, nis numërimi

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votuan për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit.

Kutitë e votimit, të cilat u hapën në orën 7:00 u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00 për t’i hapur rrugën nisjes së procesit të numërimit të votave.

Të drejtë vote kishin 1.814.317 persona ndërsa deri në or£n 17:00 u raportua një pjesëmarrje rreth 43% në procesin zgjedhor, rreth 6% më shumë se në vitin 2019.

Në garë janë 7 kandidatë mes tyre dy me origjinë shqiptare, Bujar Osmani dhe Arben Taravari, ndërsa pritet që rezultatet të shpallen rreth mesnatës.

TRENDING

Exit mobile version