Aktualitet

“Zgjidhi mundësitë, jo migracionin e parregullt!” / IOM vjen me një mision ndërgjegjësues në Shqipëri

IOM në Shqipëri dhe Shërbimi i Kthimit dhe Riatdhesimit të Hollandës në
bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme nisin sot një fushatë ndërgjegjësuese e cila synon të
parandalojë migracionin e pasigurt nga Shqipëria në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesit e Ministrive të Linjës  (Finanës dhe Ekonomisë, Arsimit, Sportit dhe Rinisë,
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale) si dhe autoritetet lokale, Shoqëria Civile dhe organizata
rinore dhe media, iu bashkuan ceremonisë së prezantimit të fushatës “Zgjidhni mundësitë, jo
migracionin e parregullt!”

ONM Shqipëri dhe ministritë e linjës, partnerë në këtë iniciativë do të ndërmarrin një seri
takimesh, seminaresh dhe sesione informimi me të rinjtë, përfaqësues të shoqërisë civile,
mësues dhe studentë. Shërbimi i Punësimit, Sportelet e Migracionit dhe Shërbimet e Mbrojtjes
Sociale do të luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e informacionit rreth mundësive të
punësimit dhe programeve për nxitjen e punësimit., mundësitë ekzistuese në Shqipëri për
zhvillim të kapaciteteve dhe aftësive: bursa,  trajnim për punësim dhe formim profesional.

Gjatë aktiviteteve të fushatës, pjesëmarrësit do të informohen për rregullat dhe rregulloret e
lëvizjes së lirë në bazë të Marrëveshjes së Liberalizimit të Vizave në zonën Shengen. Ata do të
informohen për pasojat e migracionit të parregullt, përfshirë ndalimin e hyrjes, kontrabandimin,
shfrytëzimin, trafikimin dhe përfshirjen e mundshme në aktivitete kriminale. Aktivitetet, si dhe
këto mjete të informacionit për fushatën, përfshirë video dhe fletëpalosje, theksojnë se kërkesat
e pabazuara për azil nuk janë një mjet për migrim të rregullt, dhe qytetarët do të inkurajohen të
kërkojnë informacion në lidhje me kërkesat për mundësi të rregullta të migrimit.

Fushata do t'i përgjigjet gjithashtu prioriteteve të përcaktuara të Qeverisë shqiptare në
Strategjinë Kombëtare për Migracionin 2019-2022 për sigurimin e një përgjigje efektive ndaj
menaxhimit të migracionit nga Shqipëria drejt Shteteve Anëtare të BE-së, përmes një kontrolli

më të mirë të kufijve dhe respektimit të regjimit të liberalizimit të vizave, midis Shqipërisë dhe
Bashkimit Evropian (Zona Shengen), duke siguruar respektimin e plotë të të drejtave të
migrantëve.

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:
Znj. Alketa Gaxha
Koordinatore Projekti
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin
Rr. Brigada e VIII, P. LID, Kati III, Ap. 303
Tiranë, Shqipëri
Email: agaxha@iom.int
Celular: +355 692037049

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version