Sport

Zgjohet “bisha”, Lukaku rigjen formën

Dëmtimi në fillimin e sezonit aktual dhe performancat katastrofike me Kombëtaren belge në Botërorin e Katarit për shkak të problemeve me muskujt, padyshim tronditën jo pak “shtatlartin belg të sulmit, Romelu Lukaku, mirëpo 4 gola, respektivisht 3 ndaj Suedisë dhe 1 ndaj Gjermanisë me “djajtë” e Belgjikës mund të themi se mjaftuan për ta riafirmuar edhe një herë Lukakun, si një “grabitqar” të rrezikshëm në majën e sulmit. Me paraqitjet me Kombëtaren, Lukaku duket të jetë rikthyer në atë “bishën” e sezoneve 2019/2020 e 2020/2021, sezone ku “shtatlarti” arriti të shënonte respektivisht 34 e 30 gola me fanellën e “zikaltërve”. Mirëpo për “zgjimin” e “bishës” duhet falenderuar edhe tekniku i ri i Kombëtares belge, Domenico Tedesco, të cilin e the vetë Lukaku e vlerësoi për ndryshimet që po bën në fazën sulmuese.

“Ne filluam të luajmë më shumë në sulm. Jam i lumtur”,- tha Lukaku pas dy ndeshjeve ndërkombëtare, me sulmuesi belg që u pa të kishte një qëndrim shumë bashkëpunëtor me trajnerin e ri.

Pasi humbi besimin dhe një pjesë të lojës së tij të mirë në rikthimin e tij te Chelsea sezonin e shkuar, ku arriti të shënonte 15 gola, por me pothuajse asnjë peshë konkrete në skuadrën e “bluve”, edhe rikthimi i tij në “shtëpinë” “zikaltër” u prit të ishte i njëjtë me sezonin e kaluar, mirëpo lëndimet e shumta muskulore e kthyen këtë sezon të “Big Rom” në një “ferr” të vërtetë deri para fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League.

I futu si zëvendësues në sfidat e fundit me fanellën e Inter, Lukaku arriti “të parakalonte” Lautaro Martinezin dhe Edin Dzekon, teksa ishte ai që arriti të kualifikonte “zikaltërit” drejt çerek-finalve të UEFA Champions League, pas tij goli të shënuar në prag fundin e ndeshjes së parë me Porton, ku në “Giusseppe Meazza”, vendasit “zikaltër” triumfuan me rezultatin 1 me 0, rezultat që do të mjaftonte për të kaluar në fazën tjetër.

Interit nuk i ka munguar belgu për shkak të shifrave të mira nga Lautaro dhe Dzeko, por Lukaku e kushtëzon mbrojtjen rivale si askush tjetër për shkak të kapacitetit fizik mbresëlënës, lojës me shpinë dhe suksesit të golave. Disa armë që do t’i mungonin çdo skuadre dhe që Inter tani i ka sërish dhe pritet që në këtë fund sezoni rikthimi i “bishës” belge në majë të sulmit do të jetë jetik për të ardhmen e teknikut Simone Inzaghi.

TRENDING

Exit mobile version