Aktualitet

Zhdukja e 32-vjeçarit – xhaxhai me lot në sy: Thirrje Edi Ramës, bëj të pamundurën

Ndërsa kërkimet vazhdojnë, por nuk ka asnjë shenjë nga i riu, Silvi Priftit (në foto) rrobat e të cilit u gjetën në breg pranë Currilave, xhaxhai i tij ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

Sipas Petrit Priftit, nipi i tij kishte shkuar më thellë se bashkëmoshatarët dhe më pas nuk ishte parë më. Ai i bëri edhe thirrje kryeministrit Edi Rama.

“Do t’i bëja thirrje Edi Ramës. Nipi i shokut të babait të tij është në det. Të bëjmë të pamundurën ta gjejmë trupin. Ka vonesa, ka burokracira. Zvarritje. Nuk kanë ardhur në kohë. Na u premtua që do nisë kërkimi në 5 e gjysmë”, tha ai.

Po ashtu, Prifti tha se edhe gjatë mbrëmjes pati kërkime, por trupi i tij nuk u gjet. “Ka dy prindër të varfër, deti është i vështirë, të sposton”, u shpreh duke mos i mbajtur dot lotët xhaxhai i Silvit. Tashmë kanë kaluar thuajse 24 orë nga zhdukja e 32-vjeçarit, dhe trupi i tij nuk është gjendur ende.

Ndërsa shoku i Prifitit shrpehet se “uroj të mos ketë humbur jetën, pasi mendohet që të jetë zhdukur në det. Në shpresojmë akoma që të jetë në gjendje sa më të mirë. Strukturat e policisë së shtetit i kemi njoftuar rreth orës 16.00, për mundësinë e humbjes në det të një zhytësi. Deri më tani nuk janë marrë, besoj masat e duhura”.

Landi tregon, se duke qenë zhytës, kërkimi duhet bërë me zhytje dhe jo në sipërfaqe, kjo pasi sipas tij, ai duke qenë me pajisje mund të ketë ngecur diku nën ujë.

Ai gjithashtu tregoi se bashkë me një zhytës tjetër i la në ujë dhe doli në breg, por Silvi nuk u bë më i gjallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version