Aktualitet

Zhdukja e Martinajt, eksperti i sigurisë: Me pasurinë që kishte, mund të ketë transformuar pamjen e jashtme

Ditën e djeshme GJKKO kaloi për gjykim dosjen e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe 19 të akuzuarve të tjerë për vepra të ndryshme penale. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa lidhur me zhdukjen e Martinajt, eksperti i sigurisë Softa, tha se ka shumë raste në botë kur persona të një niveli të tillë që kanë mundësi të mëdha financiare, transformojnë pamjen e jashtme edhe me anë të operacioneve plastike dhe shfaqen pas shumë vitesh.

“Ka shumë raste në botë ku persona të zhdukur të atij niveli janë shfaqur pas shumë vitesh dhe për aq kohë sa nuk ka një kufomë, kjo mundësi mbetet e tillë. Mund të jetë brenda apo jashtë territorit dhe mundësia e transformimit të pamjes së jashtme është. Rasti i Martinajt është i veçantë për shkak të vlerave financiare dhe njohjeve që kishte”- tha Softa.
I të njëjtit mendim ishte edhe gazetari i Report Tv Sokol Dema i cili tha se nuk dihet nëse Ervis Martinaj është eleminuar fizikisht apo ka krijuar alibi për t’u zhdukur dhe për t’u rikthyer më vonë.

“Policia ka disa informacione më tepër por edhe vetë ata nuk i kanë të konfirmuar. Në kushte të tilla nuk mund të mbajmë asnjë mendim sepse nuk ka prova. Kemi të bëjmë me një personazh që shumë thjesht mund të ketë krijuar një alibi për t’u zhdukur dhe për t’u rikthyer shumë vite më vonë por kishte edhe një numër grupesh kriminale që donin ta eliminonin”- u shpreh gazetari.

Sa i takon dosjes që GJKKO kaloi për gjykim për Nuredin Dumanin që akuzohet për 18 vepra penale si dhe për 19 të akuzuar të tjerë, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, gazetari Sokol Dema tha se vrasësi me pagesë, Dumani rrezikonte dënim të përjetshëm por për shkak se ka bashkëpunuar me drejtësinë dënimi i tij do të jetë shumë më i ulët.

 

TRENDING

Exit mobile version