Kosova

ZJARRET në Ballkan nuk i shuajnë por i ndezin, ish diplomati sulmon Perëndimin për Kosovën

Diplomati dhe ish-ambasadori i Serbisë në Kombet e Bashkuara Branko Brankoviç vlerësoi se vendet e QUINT-it as nuk munden dhe as nuk do ta detyrojnë Albin Kurtin të përmbushë atë që ka premtuar, sepse fuqitë e mëdha, theksoi ai, nuk i shuajnë kurrë zjarret dhe krizat, por gjithmonë i kanë krijuar ato.
Brankoviç beson se kryeministri i Kosovës është “një kukull dhe një lloj pengu në duart e Perëndimit”, dhe Perëndimi është përpjekur për një kohë të gjatë të marrë diçka që ata mund ta konsiderojnë si justifikim për bombardimet ndaj Serbisë në ish Jugosllavi.

“Është koha që QUINT-i dhe të gjithë të pushojnë së fyeri inteligjencën tonë. Ne e dimë shumë mirë që Kurti nuk është ai vetë, ai duhet të kërkojë pëlqimin e ambasadorit amerikan kur të dalë nga zyra dhe kur të hyjë. Ai  vetë nuk mund të marrë këtë apo atë vendim. Egjitha kjo është mashtrim” – deklaroi diplomati serb teksa dhe vlerësoi se tek anëtarët e QUINT-it nuk ka dallime qëndrimi ndaj Albin Kurtit.

Aq shumë e kanë barrikaduar veten në marrëzi, duke respektuar dhe ndjekur politikën e papërshtatshme amerikane, sa nuk kanë rrugë kthimi. Nëse përpiqen të rregullojnë diçka, ata largohen nga pushteti dhe nuk duan të largohen” – theksoi Brankoviç

Ai gjithashtu u shpreh se për shkak të situatës në Ukrainë “ku Perëndimi po humbet”, po tentohen në një mënyrë ose në një tjetër për ta hequr Ukrainën nga faqet e para të lajmeve dhe opinioneve.

“Këto fuqi të mëdha nuk I shuajnë kurrë zjarret dhe krizat, por gjithmonë i krijojnë ato. Sa herë që u duhet një krizë diku për të larguar vëmendjen e publikut nga diçka që nuk u pëlqen, ata e bëjnë,” – deklaroi Branković.

Sipas tij, kur është fjala për “shtyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës”, “dëshpërimi” po shfaqet nga të gjitha anët. Ai kujtoi edhe vlerësimin befasues të Dora Bakojanit se në Kosovë ka një demokraci funksionale dhe shtoi se “nuk mund të ketë hipokrizi më të madhe se kjo”.

Krahas kësaj, nga tre kushtet e parashtruara nga Bakojanis për anëtarësim në KiE, vetëm një është përmbushur – kthimi i tokës tek banorët e Deçit” – tha diplomati serb duke shtuar se gjithçka që po ndodh tani rreth Kosovës dhe “ky skandal dhe turp” në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në lidhje me Srebrenicën do të mbetet e shkruar në historinë e diplomacisë

TRENDING

Exit mobile version