Aktualitet

Zjarret në vend/ Digjen mbi 5 ha kullota në fshatin Radat të Dropullit

Zjarret kanë prekur qytete të ndryshme të vendit, duke djegur sipërfaqe toke djerrë, të mbjella dhe  kullota.

Rasti më i fundit ka ndodhur pak më parë në në fshatin Radat në Dropull, ku flakët kanë përfshirë mbi 5 ha kullota.

Mësohet se forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë në kushte të pafavorshme si pasojë e terrenit të pjerrët ku instrumentet e mekanizuara vështirë se kryejnë funksionin në terren të thepisur.

Fatmirësisht zjarri ndodhet larg zonës së banuar, dhe nuk rrezikon banesat.

TRENDING

Exit mobile version