Aktualitet

Zjarri në Laç/ Një helikopter dhe 50 ushtarë angazhohen për shuarjen e flakëve

Një helicopter Cugar, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në Laç.

Situate paraqitet tejet sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, teksa zjarri është përhapur me shpejtësi edhe për shkak të temperaturave të larta.

Në një reagim në Facebook, ministri i Mbrojtje Niko Peleshi shprehet se Forcat e Armatosura janë të përkushtuar për sigurinë e qytetarëve.

“Të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!”, thekson Peleshi.

TRENDING

Exit mobile version