Politike

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, Bardhi: Situata është shumë e rëndë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për zjarrin që ka përfshirë qendrën tregtare Metropol në Lushnje. Me anë të një postimi në X, Bardhi thekson se po ndjek me vëmendje situatën e rëndë që është krijuar në Lushnje. Po ashtu ai ka shtuar se në këto momente fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe të policisë.

Postimi i Bardhit:

Po ndek me shumë shqetësim situatën e rëndë në Lushnje. Në këtë moment të vështirë dhe ankthi për të gjithë, uroj me zemër që të kalojë sa më parë, pa asnjë pasojë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Në këtë moment fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për ti dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.

TRENDING

Exit mobile version