“Zlatan Ibrahimovic nuk është mirë”, shqetësohen te Milani

Zlatan Ibrahimovic është halli i Milanit. Gazetari Vito Angele raporton se kuqezinjtë janë të shqetësuar për gjendjen e sulmuesit kryesor të tyre.

Suedezi u dëmtua në fund të kampionatit në ndeshjen kundër Juventusit dhe humbi EURO 2020 me Suedinë, ndërkohë që tani vijon fazën e rikuperimit.

Te Milani janë të shqetësuar. Ibra mund të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave, pasi momentalisht nuk është mirë. Në këto kushte afrimi i një tjetër sulmuesi, ose dy sulmuesve, kthehet në detyrim.

Në kampin kuqezi po tentojnë të transferojnë Oliver Giroud, të cilit Chelsea ia zgjati kontratën në mënyrë të njëanshme.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin