Sport

“Zonja vjetër” nis tratativat me një nga mesfushorët më të…

Juventusi dhe Masimiliano Alegri duket se ditët e fundit e kanë përqendruar vëmendjen tek zgjidhje e problemeve në mesfushë ku dëmtimet e fundit të Pol Pogba dhe Mekeni kanë ngritur pikpyetje të shumta lidhur me formacionin dy javë përpara stratit të kampionatit. “Zonja” e kushtëzuar dhe nga situata duket se ka nisur tratativat me Lacion për Milinkoviç Saviç.

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” në orët e funidt ka pasurkontakte të shtuara mes drejtuesve të Juventusit dhe atyre të klubit kryeqytetas lidhur me mundësitë e këtij transferimi i cili do të ishte një tjetër goditje e bujshme për bardhezinjtë nëse do të konkretizohej.

Lacio e vlerëson kartonin e mesfushorit rreth 80 milionë euro, ku interesi për të nuk mungon, me disa klube të Premier Ligës dhe La Ligës që kanë shfaqur gjithashtu dëshirën për transferimin e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version