14/06/2021 , 1:34

Zvicra u vë kufinj UEFA-s dhe FIFA-s, nuk ka sanksione për “plangprishësit”

Drejtësia zvicerane ndalon UEFA-n dhe FIFA-n: nuk ka ndëshkime për klubet që ende i përmbahen projektit të Superligës. Sipas transmetuesit spanjoll “Cadena SER”, Ministria Zvicerane e Drejtësisë u ka dërguar një njoftim të dy organeve drejtuese të futbollit kontinental dhe atij botëror, duke u bërë me dije se ato nuk do të jenë në gjendje të vendosin sanksione kundër Barcelonës, Real Madrid dhe Juventus. Më 25 maj, UEFA kishte filluar procedurat disiplinore kundër tre klubeve në fjalë.

Një gjykatës i Madridit tashmë ishte në anën e Barça, Juve dhe Real, duke paralajmëruar UEFA-n të mos miratojë ndonjë procedurë disiplinore ose sanksionuese. Në ndërkohë, një gjykim i detyrueshëm ishte kërkuar edhe nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian për shkelje të pretenduara të rregullave të konkurrencës nga UEFA dhe FIFA

Related Posts

Kategorite

BIoscalin