Presidenti i Zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka marrë 306 vota elektorale, ndërsa është certifikuar si fitues i zgjedhjeve në SHBA.
Ai priteT të inaugurohet si Presidenti i 46 i SHBA më 20 janar.
Kongresi amerikan rifilloi seancën për konfirmimin së rezultateve të Kolegjit Elektoral për fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, pas dhunës së pashembullt në Kapitol.
Pas disa fjalimeve të anëtarëve të tij, Senati amerikan hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një lëvizje nga aleatët e Presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezulateve të zgjedhjeve presidenciale për shtetin e Arizonës që i dha fitoren demokratit Joe Biden.
Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuar Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.
Lajmi në përditësim…