Politike

‘Zyrtarët të…’/ Kim mesazh KLGJ: Shkëputuni nga mënyrat e vjetra

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’i falënderuar për bashkëpunimin e tyre. Në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Yuri Kim pohoi sërish mbështetjen e fortë të SHBA për KLGJ-në, por edhe njëherë u bëri thirrje që të përmbushnin detyrën e tyre me integritet dhe pavarësi.

Po ashtu, Yuri Kim i kërkoi KLGJ-së të plotësojë sa më shpejt tre vendet e mbetura në Gjykatën e Lartë me gjyqtarët më të kualifikuar.

Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve,”-shkruan Yuri Kim.

POSTIMI I PLOTË:

Ajo gjithashtu theksoi pritshmëritë e SHBA që KLGJ-ja të zgjedhë gjyqtarë me integritet dhe kompetencë profesionale për Gjykatën Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe gjykatat e tjera.

TRENDING

Exit mobile version