Zyrtari i BE-së paralajmëron mbi rreziqet që paraqesin të dhënat e ndara mbi vaksinat

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha të mërkurën se vendet e bllokut të cilat do të kenë çertifikatat e tyre të vaksinimit kundër COVID-19, do të duhet të përballen me një mori sistemesh të veçanta, nëse nuk arrihet të ndërtohet një i tillë, i përbashkët.

Bashkimi Evropian po bën presion për pasjen e një karte të përbashkët shëndetësore dixhitale që do t’u lejonte turistëve të udhëtonin lirisht këtë verë. Por nuk janë zgjidhur ende çështjet lidhur me kostot, të dhënat, çështje të privatësisë, si dhe aspektet teknike e mjekësore të sistemit të ri.

Nëse mund të prodhojmë zgjidhej politike, zgjidhja teknike do të jetë gati në kohë. Nëse nuk e bëjmë këtë, rrezikojmë copëtimin në të gjithë Evropën, me një mori zgjidhjesh në nivel kombëtar, ndoshta të papajtueshme“, tha komisioneri i BE-së për Drejtësinë Didier Reynders.

Ne do të rrezikonim të kishim një larmi dokumentesh që nuk mund të lexohen dhe verifikohen nga vendet e tjera anëtare. Dhe ne rrezikojmë përhapjen e dokumenteve të falsifikuara e bashkë me të, përhapjen e virusit dhe mosbesimin e qytetarëve“, i tha ai Parlamentit Europian.

Vendet në jug të BE-së të mbështetura në turizëm si Spanja dhe Italia janë të etura për të hedhur në përdorim mekanizmin e ri, sa më shpejt të jetë e mundur, ky si një hap për të ndihmuar ekonomitë që janë shkatërruar nga pandemia. Por ata përballen me një veri më ngurrues, si dhe procedura komplekse lidhur me këtë vendim nga ana e BE-së.

Pas asnjë zgjidhje që vjen nga qendra për të siguruar ndërveprim të vendosur mbi këtë çështje, disa vende, mes tyre Estonia, Lituania, Greqia, Spanja, Gjermania e Franca, po prezantojnë zgjidhjet e tyre për të regjistruar të dhënat mbi vaksinat.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin