Aktualitet

3 persona u lënduan nga shpërthimi i gazit në minierë, procedohet brigadieri i galerisë

Policia njofton se pas djegies së tre minatorëve në minierën në Bulqizë tre ditë më parë, nën hetim është vënë brigadieri. Në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të posit ka shpërthyer një sasi gazi, ku për pasojë pësuan djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel.

Tashmë ka nisur procedimi penal për shtetasin L.Xh., 55-vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier i subjektit minerar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Dyshohet se ai nuk ka kontrolluar frontin e punës, dhe punonjësit që punonin në atë nivel.

Njoftimi

Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë me datë 14.08.2023, ku në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, shpërtheu një sasi gazi dhe për pasojë pësuan djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, ju informojmë se;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.Xh., 55 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier i subjektit minerar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe punonjësit që punonin në atë nivel. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version