Rajon

72 orët më të vështira të dhjetëvjeçarit

Bisedimet mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe serbëve të Kosovës kanë zgjatur gjatë gjithë natës së 4 nëntorit. Sipas mediave serbe, Vucic citohet të ketë thënë se ‘72 orët e ardhshme do të jenë më të vështirat e 10 viteve te fundit”.

Sipas Beogradit zyrtar, më 5 nëntor është caktuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë për situatën në Kosovë.

Gjithashtu, presidenti Vuçiç, ka caktuar konsultime me ambasadorin kinez dhe atë rus në kryeqytetin serb.

Mbrëmjen e 4 nëntorit, Vuçiç përmes të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka informuar SHBA-në dhe BE-në për qëndrimet e serbëve të Kosovës dhe Serbisë lidhur me situatën aktuale të tensionuar në veri të Urës së Mitrovicës

Po sipas mediave, serbët e Kosovës do të kenë edhe një sërë takimesh, ndërsa në fundjavë pritet një tubim në Mitrovicë, ku do ta zbulojnë planin e tyre para qytetarëve.

TRENDING

Exit mobile version