Politike

A do ketë përsëritje të zgjedhjeve në Kukës? Ja çfarë thotë Celibashi

Duke qenë se Këshilli i Ministrave, ende nuk e ka dorëzuar në Presidencë vakancën për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në Kukës, pas skandalit të Safet Gjicit, tregon se zgjedhjet nuk do bëhen në të njëjtën ditë me ato të Rrogozhinës. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili heq mundësinë për të bërë zgjedhje në të njëjtën ditë me bashkinë e Rrogozhinës.

“Për Kukësin nuk është ka ndonjë afat në lidhje me njoftimin nga Këshilli i Ministrave për krijimin e vakancës. E shoh të vështirë të kombinojnë datat pasi çdo ditë që ikën, heq mundësinë që zgjedhjet të zhvillohen në të njëjtën datë”.

Sa i përket Rrogozhinës, KQZ do të shfrytëzojë afatin maksimal në dispozicion për të organizuar zgjedhjet.

“Do duhet të presim edhe shqyrtimin e fundit në Kolegjin Zgjedhor për Kuçovën. Nëse Kolegji do të vendosë brenda kësaj jave mbi këtë çështje, ne do preferonim të merrnim një vendimn në filllim tëe javës tjetër, duke pasur si datë të mundshme 23 Korrik, si një datë të përshtatshme edhe në kuptimin e kohës në dispozicion për të realizuar zgjedhjet”.

Fushata e kandidatëve duket se vështirësohet më shumë në Kukës.

“Nëse flasim për Rrogozhinën do të kemi të njëjtët kandidatë, të njëjat subjekte zgjedhore. Ndërsa në rastin e Kukësit, do të kemi një proces zgjedhor nga e para, me kandidatë të rinj, listë të re zgjedhësish”.

Kolegji Zgjedhor vendosi për të përsëritur zgjedhjet në Rrogozhinë pasi kutia e burgut u bë përcaktuese për fitoren e socialistëve, ndërsa në Kukës shkak u bë skandali seksual ku u përfshi ish kryetari Safet Gjici./Dosja.al

TRENDING

Exit mobile version