Aktualitet

A duhet të vaksinohen për gripin ata që kanë kaluar Covid? Ekspertja e ISHP-së sqaron gjithçka

Teksa të gjithë janë përqendruar tek pandemia dhe virusi SarsCov2, në këtë periudhë të vitit që kemi hyrë si dhe në muajt në vijim duhet t’i kushtojmë rëndësi edhe gripit sezonal.

Sipas ekspertëve gripi nuk duhet neglizhuar pasi edhe rastet e humbjes së jetëve nga ai janë në nivele të konsiderueshme çdo vit përveç komplikacioneve që mund të sjellë tek grupe të tjera në risk.

Këtë vit, ndryshe nga të gjitha vitet që kemi lënë pas, si pasojë e pandemisë vaksinimi ndaj gripit sezonal po konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pasi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë e gjitha bota si pasojë e qarkullimit edhe të gripit sezonal mund të përjetojë një ” pandemi” të dyfishtë.

Shqipëria ka një eksperiencë të mirë në aplikimin e vaksinës antigrip e cila këtë vit është shpërndarë më herët edhe si pasoje e qarkullimit të virusit SarsCov2.

Në shtator kanë mbërritur dozat e para të cilat kanë qenë të destinuara për personelin shëndetësor, ndërkohë që vaksina tashmë do të nisë të aplikohet në rang vendi. Pas personelit shëndetësor që janë në vijën e parë të përballjes me viruset e ndryshme, kategoria tjetër për të cilën nisi vaksinimi janë edukatoret e çerdheve dhe kopshteve.

Erida Nelaj, Shefe e Sektorit të Vaksinimit në ISHP tha në “Wake Up” se vaksina e gripit sezonal duhet të bëhet edhe nga personat që kanë kaluar Covid-19. Mirëpo, ajo theksoi fort se ata duhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, në momentin që bëjnë vaksinën e gripit.

“Për sa i përket vaksinës së gripit, thjesht rekomandohet që të bëhet kur personi te jetë mirë nga ana shëndetësore, për të mos pasur përplasje me një sëmundje tjetër dhe pastaj ja atribuojnë vaksinës së gripit, para se të shohin një faktor tjetër,

Efektet janë shumë të lehta, duke filluar nga dhimbja në vendin e injektimit që mund të zgjasë një ditë, ndonjë dhimbje koke, ndonjë temperaturë të lehtë në 24 orët e para. Jo në të gjitha rastet, por në disa raste të rralla”, sqaroi ekspertja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version