Kosova

Abdixhiku dhe Krasniqi, shërbëtorë të Kurtit/ Molliqaj kërkon nga PDK-ja dhe LDK draft-statutin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kërkuar nga krerët e opozitës kosovare të zbardhin përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ua ka prezantuar Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë vizitës së tij në Kosovë të martën.

Kreu i PSD-së e ka lëshuar kërkesën e tij ndaj kryetarit te Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi dhe kryetarit te Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe sipas tij, fshehtësia është mënyrë e funksionimitt të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Puna e fshehtë është mënyra e kryeministrit. Pjesë e kësaj loje janë bërë edhe Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku. Ata jo thjesht po i shërbejnë Kurtit edhe në menaxhimin e opinionit public” – ka deklaruar Molliqaj

Ai gjithashtu ka konsideruar se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ky i kohës se kryeministrit Kurti, është “më i mbylluri dhe më i fshehti”, teksa ka akuzuar kreun e ekzekutivit kosovar për, siç ka thënë ai, dëmet e shkaktuara ndaj shtetit të Kosovës.

“Drafti po fshihet sepse drafti po dihet. Kështu do të thoshte kryeministri në një tjetër kohë dhe nga një tjetër pozicion. Do të kishte të drejtë sepse mungesa e transparencës nuk është thjesht fshehje e informatës. Është përmbajtja problematike e lajmit, arsyeja e fshehjes”, ka shkruar Molliqaj.

Në përgjithësi, procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është karakterizuar prej një mungese radikale të transparencës.

TRENDING

Exit mobile version