Politike

“Afera e inceneratorëve tregoj se kush është kjo qeveri”/ Bardhi: Ne jemi këtu se refuzojmë një demokraci fasadë

 

BardhiSot në këtë shesh liria ka emrin e secilit prej jush. Ne jemi këtu për të thënë se refuzojmë një demokraci fasadë. Ne nuk duam një pushtet që përçan opozitën e vendit. Sot ne vërtet jemi në opozitë dhe kemi kaluar situata të padenja, por ne sot kemi me vete një gjë më të madhe. Kurajon tuaj dhe vullnetin tuaj për të fituar. Sot ju këtu jeni pasuria më e madhe. Ata që nuk janë këtu ju shohin dhe ju mbështesin dhe duan të jenë si ju. Të bëjmë më të mirë për Partinë Demokratike dhe sot ne jemi bërë të gjithë bashkë si e vetmja mundësi për tu përballur me të keqen. Rama ka përdorur format më antidemokratike. Ne dimë dhe duam të përballemi. Kjo është një luftë e pabarabartë, gati gjysma e popullësisë rrezikon të jetë e varfër. Shqipëria është kthyer në një paracelë vetë për oligarkët. 

TRENDING

Exit mobile version