LAJMI I FUNDIT

Ajo që po ndodh në kufirin e Kosovës të kujton atë që ndodhi me Ukrainën

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Andreas Schwarz tha se ajo që po ndodh në kufirin Kosovë-Serbi, i kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta.

Schwarz shkroi në platformën “X” se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po përzihet në këtë histori dhe se Unioni Europian duhet urgjentisht të reagojë, pasi nesër do jetë vonë.

“Serbia duhet të përballet me deklarata të qarta nga Bashkimi Europian” – theksoi deputeti gjerman, që vjen nga SPD, partia e kancelarit Olaf Scholz.

Schwarz e shkruajti reagimin e tij, duke shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ai njoftonte se kishte biseduar në telefon me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen por i ka kërkuar atij më shumë ndihmë për t’iu kundërvënë planeve ushtarake të Serbisë

TRENDING

Exit mobile version