Kronike

Aksident me vdekje, makina përplas 65-vjeçarin që ecte me biçikletë

Një aksident me vdekje është regjistruar pak minuta më parë në Lushnjë, ku një mjet tip Benz ka përplasur një të moshuar me biçikletë. Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, Agim Bali përplasi 65-vje­çarin i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa Bali u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

TRENDING

Exit mobile version