Politike
“Tregu i Shkodrës u dogj qëllimisht”/ Shokon Berisha: Plane për të ndërtuar kulla droge
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/berisha-3.jpg)
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për zjarrin që shkrumboi tregun e rrobave të përdorura në qytetin e Shkodrës.
Berisha deklaron se zjarri ishte i qëllimtë në tregun e Shkodrës, pasi aty ‘pushteti’ ka projektuar kullat dhe ndërtime të tjera. Sipas Berishës nga ky krim shtetëror kanë mbetur të papunë dhe pa shtëpi me qindra qytetarë.
“Mafia e ndërtimit shkrumboi tregun dhe banesat në Shkodër për të ndërtuar kullat e drogës. Qindra të papunë dhe të pastrehë! Krim!”– shkruan Berisha krahas videos.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)