Kronike

Aksident në autostradën Milot-Thumanë, plagoset çift zviceran

Një aksident i rëndë është raportuar pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Milot-Thumanë pranë fshatit Gjorem. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrin duke shkaktuar 3 të plagosur.

Mjeti tip ‘Ford’ ka goditur nga pas mjetin tip ‘Volvo’ duke e nxjerrë nga rruga.

Mjeti tip ‘Volvo’ ka pësuar dëme të shumta materiale ndërsa janë plagosur një çift zviceran dhe drejtuesi i automjetit tjetër.

Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër për rrethanat e aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version