Kronike

Aksident në Fier, shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, përfundon në spital

Një persona ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fier.

Ngjarja është regjistruar në orën 19:10, në aksin rrugor “Fier-Roskovec”, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”.

Policia bën me dije se shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip “Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, është dëmtuar shtetasi O. F., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version