Kronike

Aksidentohet efektivja e policisë Anisa Kostani

Efektivja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani u aksidentua me makinë një natë më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në afërsi të kopshtit botanik.

Raportohet se efektivja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga Kristofor Duka, i cili ishte pa patente.

Ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Si Kostani ashtu dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale.

Kostani u rikthye detyrë, po në Elbasan, pas 1 muaj pezullimi.

Ajo u bë e famshme, pas disa daljeve në media me një gjarpër, me të cilin jetonte.

TRENDING

Exit mobile version