Pinknews
“Armiq” në BBV, Jul Deda bën postimin për Romeo Veshajn: Kishte momente…
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/05/romeo-3.jpg)
Dy aktorët, Julian Deda dhe Romeo Veshaj ishin dy ndër konkurrentët më të fortë të “BBV” pretendentët për të fituar çmimin e madh prej 100 milionë euro.
Gjatë qëndrimit në shtëpi të shumta ishin debatet mes dy djemve, megjithëse nuk munguan as momentet qesharake.
Ditën e sotme Juli ka postuar një video InstaStory, ku teksa po argëtohej dhe përqafohej me Romeon në shtëpinë e “BBV”.
“Përveç të tjerave kishte edhe momente si këto”- ka shkruar aktori krahas videos, duke treguar se pas daljes nga reality show dy djemtë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që Meriton Mjekiqi, Heidi Baçi, Romeo, Juli dhe Egla Ceno ishin 5 finalistët e “BBV”, ndëra kjo e fundit u shpall fituesja e reality show-t duke rrëmbyer çmimin e madh.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)