Politike

“Akt barbar kundër turizmit”/ Balla ndan videon me “malin” e mbeturinave në Parkun e Llogarasë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shpërndarë një video ku duken një “mal” mbeturinash në Parkun e Llogarasë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla e quajti hedhjen e mbeturinave një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit, ndërsa ka deklaruar se Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona mbi ngjarjen.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

#ShqipëriEPastër☀️🚯🇦🇱

👮👮‍♀️🚔 Policia e Shtetit po kryen detyrat e veta për ta mbrojtur mjedisin. Hedhja e mbetjeve si në videon më poshtë👇🫣 në Parkun e Llogarasë është një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit. Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona, administratorë të njësive trgëtare të zonë. Ju lutem na ndihmoni t’i denoncojmë këto raste dhe t’i tregojmë shkelësve se penalitetet janë të rënda.

TRENDING

Exit mobile version