Aktualitet

Aktualitet/ Misioni i pamundur

Pas dy orësh përpjekje është bërë e mundur nxjerrja e zjarrfikëses, e cila ngeci mëngjesin e sotëm në urën e këmbësorëve në Fier.

Zjarrfikësja ngeci në urë, pasi kishte shkuar fillimisht të shuante flakët që kishin përfshirë një mjet të parkuar në afërsi të Kishës Ortodokse në qytet.

Goma e zjarrfikëses tnjë pjesë nga ura e këmbësorëve, e për pasojë rrezikonte  të binte në lumin Gjanica.

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në qytetin e Fierit, në afërsi të kishës.

NTV.AL  mëson se mjeti ne pronësi të Jani Dukës, banues në Roskovec ka qenë i parkuar në momentin kur ka shpërthyer zjarri, Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Makina e djegur është “Ford” me targa “AA 359 DG”.

Në vend  kanë shkuar ekipet zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizim e flakëve. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Fier / Informacion paraprak

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

TRENDING

Exit mobile version