Politike

Akuza të rënda/ Meta sulmon kreun e SPAK: Vasal i Ramës

Kreu i PL-së, Ilir Meta në një konferencë për gazetarët u pyet në lidhje me deklaratën e djeshme të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Meta refuzoi të fliste, duke thënë se nuk kishte asnjë koment për deklaratën e Dumanit, ndërsa shtoi se ka qenë nën hetim gjithë jetën.

Dje nga Shkodra kreu i SPAK u pyet se në çfarë fazë është hetimi ndaj Ilir Metës. Kësaj pyetje Dumani tha se çështja është nën hetim dhe se nuk mund të japë të dhëna.

Pyetje: Kreu i SPAK deklaroi se jeni nën hetim, si e komentoni dhe a ndiheni i rrezikuar?

Meta: S’kam asnjë koment për këtë deklaratë dhe e di që kam qenë gjithë jetën në hetim. E dimë gjithashtu që prokurorët kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me Metën. Unë kam qenë, jam dhe do të jem këtu përballë jush. Të jeni të sigurt që s’ka asnjë forcë e cila mundet të zhbëjë PL-në si një parti të vërtetave të mëdha.

TRENDING

Exit mobile version