Sport

Al-Ahly “rrëmben” lojtarin e Atletico Madrid

Pas një karriere të gjatë të shpenzuar në La Liga, mes Atletico Madrid dhe rivalëve të tyre “galaktikëve”, tashmë e ardhmja e mesfushorit spanjoll, Marcos Llorente, duket shumë larg “bardhekuqve” të Madridit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, Aletico ka arritur një marrëveshje të plotë me sauditët e Al-Ahly, me këta të fundit që do të derdhin 20 milion euro në arkat e spanjollëve për kartonin e Llorente.

Përsa i përket kontratës personale të 28-vjeçarit, ende nuk është bërë asgjë me dije dhe pritet që të zbulohet më shumë kur të përfundojnë ekzaminimet mjekësore të spanjollit, të cilat priten të zhvillohen javën e ardhshme.

TRENDING

Exit mobile version