Pinknews

Alban Skenderaj bën deklaratën e papritur për Luizin ‘mes’ koncertit

Luiz Ejlli përmendet kudo dhe nga kushdo, ai ka arritur qe te jete banori i preferuar i shtepise se Big Brother Vip Albania duke u zgjedhur i preferuar ne secilen here qe hapet televotimi per te preferuarin e publikut.

Këtë e vërteton video nga koncerti i Alban Skënderajt dhe Miriam Canit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa ishin duke kënduar para shqiptarëve, në një moment Albani përmendi Luizin.

Artisti tha se banori i ‘Big Brother VIP Albania’ është çdo ditë kryefjalë e shqiptarëve, duke shtuar më pas se është i mrekullueshëm. ’Mëngjes, drekë, darkë. Ka qënë Luizi patjetër, është i mrekullueshëm’-thotë Albani, duke konfirmuar në këtë mënyrë se Luizi është banori i tij i preferuar.

Albani dhe Miriam, prej disa ditësh ndodhen në SHBA, pasi janë ftuar të këndojnë në disa shtete për shqiptarët që jetojnë andej. Ndryshe, Luizi vazhdon lojen ne Big Brother ku po krijon situata te ndryshme qe vazhdojne te pelqehen nga publiku.

TRENDING

Exit mobile version