Kosova

Albin Kurti përgjigjet në ‘Zonën e Konfliktit’

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një intervistë me  gazetarin britanik, Tim Sebastian, në emisionin “Zona e Konfliktit”. Gjatë intervistës Sebastian i ka bërë një pyetjhe Kurtit nëse ai e ka humbur interesimin për për mijëra civilë të vrarë, dhunuar e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sebastian: Ka një rrugë të gjatë për të sjellur drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë. A keni humbur interesimin për të kërkuar drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre?

Kurti: Natyrisht se jo.

Më pas ka lënë fajin te prokurorët që janë treguar dembelë e nuk kanë kërkuar sa duhet drejtësi, prandaj ka përmend Vetting-un si masa për të ndryshuar edhe kualitetin edhe qasjen e prokurorëve që merren me krime lufte.

“Procesi i Vettingut do të sjellë prokurorë më të mirë dhe numër më të madh të atyre që do ta ndjekin krimin,” tha Kurti.

“Ka mijëra raste të krimeve të luftës që kanë mbetur pezull. Kjo është një statistikë shokuese pas gjithë kësaj kohe, apo jo?”, i tha Sebastian Kurtit.

“Po. Dhe kanë kaluar 23 vjet qysh nga fundi i luftës dhe ata (prokurorët) do të duhej të bënin më shumë dhe më mirë. Prandaj, po them se prokurorët tanë kanë qenë përgjithësisht pasivë. Nganjëherë korrupsioni vjen nga pasiviteti jo domosdo nga të bërit keq. Duhet të kemi më shumë prokurorë dhe më të mirë. Në luftën e fundit në Kosovë, sipas të dhënave nga agjencitë ndërkombëtare, janë mbi 10 mijë civilë të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara dhe mbi 120 mijë shtëpi të shkatërruara apo djegura. Dhe akoma janë mbi 1600 persona të pagjetur. Për shumicën prej këtyre krimeve ende nuk është vendosur drejtësi dhe ka vetëm një pjesë të vogël në hierarkinë e ushtrisë serbe që janë dënuar, derisa një pjesë ka marrë vetëm dënim simbolike,” tha Kurti.

TRENDING

Exit mobile version