Connect with us

Aktualitet

Alimehmeti në avantazh ndaj Këlliçit, në fund fiton Veliaj

Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se më 14 maj 2023 në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet vendore, por ato nuk janë zgjedhje administrative, por thjesht politike.

“Përballë kandidatit Ilir Alimehmeti shanset për Këlliçi janë më të rritura. Këlliçi është i avantazhuar për elektoratin se është me ta për ta, ndërsa  Alimehmeti është autsajder.

Gara zhvillohet mes çifteve Rama-Veliaj dhe Berisha-Meta. I pari e do Tiranës se është matësi i pushtetit dhe një humbje e mundshme i kërcënon pushtetin edhe në nivel qendror, ndërkohë që Erioni kërkon të garojë edhe për projektin e tij të nesërm.

Ndërkohë që përballë është Sali Berisha dhe Ilir Meta. Cilido kandidat që të dalë, gara është e tyre. Këtu ndryshon edhe topologjia e kandidatit.

Zgjedhjet e 14 majit nuk janë zgjedhje administrative, por politike dhe në këtë garë politike kandidati i PD-së duhet t’i përgjigjet një pyetjeje: a është e mundur që të marrë edhe votat politike apo kandidati do ta kalonte edhe këtë gardh? Në këtë rast i avantazhuar është z.Alimehmeti.

Zgjedhjet më shumë se i fiton Erion Veliaj se i humbasin këta të PD-së”, tha analisti Vangjeli

Advertisement