Sport

Amaneti i çmendur i Diego Maradonës do ju habis, nuk dua të varrosem, por të…

Argjentina ka shpallur 3 ditë zie për ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradona-s. Mijëra njerëz u grumbulluan dje duke i bërë nderimet e fundit.

Nga Argjentina tashmë vjen një lajm i bujshëm, nga gazetari i TNT Sport, Hernan Castilla. Ai ka zbuluar se Maradona ka firmosur letrat dhe ka miratuar që të balsamoset dhe trupi i tij të ekspozohet.

Familja e argjentinasit tashmë është njoftuar për diçka të tillë dhe është në një pozicion të vështirë, pasi duhet të marrin edhe një vendim. Dëshirën e tij Maradona e ka firmosur dhe familjarët janë para një vendimi të madh.

Valdimir Lenini, Mao Ce Dun, Ho Çi Min dhe Kim Jong II janë disa nga personalitetet botërore që nuk janë varrosur në të shkuarën dhe trupat e tyre qëndrojnë të balsamosur në muze. Maradona ka kërkuar të njëjtën gjë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version