REAGIM

Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin!

Takimi pozitiv me bosin e Pfizer, Albert Bourla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.
Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.
Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version