Kronike

Ambulanca përplaset me një automjet, raportohet për…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit. Raportohet se një autoambulancë është përplasur me një automjet tip ‘Ford’ dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Identiteti i personit të lënduar ende nuk bëhet i ditur.

Ai është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./Dosja.al

TRENDING

Exit mobile version