Pinknews

Andrew Tate i sekuestrohen 11 makina luksoze

Policia rumune i ka sekuestruar 11 makina luksoze influencuesit kontrovers Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan pasi dyshja u arrestuan pak ditë më parë.

Makinat u sekuestruan menjëherë pas arrestimit për trafikim të qenieve njerëzore. Gazeta rumune e lajmeve Gandul publikoi fotot ku tregoheshin 11 makinat, me vlerë të mundshme miliona paund, në rrugën e pronës së Tate në Bukuresht. Nëse konstatohet se janë blerë me veprimtari kriminale nga vëllezërit, mjetet luksoze mund të përfundojnë në duart e autoriteteve.

Midis koleksionit të makinave të sekuestruara nga autoritetet është një Rolls-Royce Wraith nga Black Badge dhe një Aston Martin Vanquish S Ultimate. Rolls-Royce vlen të paktën 300,000 dollarë, ndërsa Aston Martin kushton rreth 250,000 dollarë. Edhe një Buggati Chiron (me vlerë rreth 2.9 milionë dollarë), dy Ferrari dhe një Porsche ishin ndër makinat e tjera që u sekuestruan.

Kujtojmë se policia rumune e ka ndjekur Tate në rrjetet sociale duke lokalizuar vendndodhjen e tij në Rumani, pasi postoi një foto me një kuti pice që përmbante logon e një firme picerie lokale të njohur në vend.

TRENDING

Exit mobile version