Pinknews
Andrew Tate i sekuestrohen 11 makina luksoze
Policia rumune i ka sekuestruar 11 makina luksoze influencuesit kontrovers Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan pasi dyshja u arrestuan pak ditë më parë.
Makinat u sekuestruan menjëherë pas arrestimit për trafikim të qenieve njerëzore. Gazeta rumune e lajmeve Gandul publikoi fotot ku tregoheshin 11 makinat, me vlerë të mundshme miliona paund, në rrugën e pronës së Tate në Bukuresht. Nëse konstatohet se janë blerë me veprimtari kriminale nga vëllezërit, mjetet luksoze mund të përfundojnë në duart e autoriteteve.
Midis koleksionit të makinave të sekuestruara nga autoritetet është një Rolls-Royce Wraith nga Black Badge dhe një Aston Martin Vanquish S Ultimate. Rolls-Royce vlen të paktën 300,000 dollarë, ndërsa Aston Martin kushton rreth 250,000 dollarë. Edhe një Buggati Chiron (me vlerë rreth 2.9 milionë dollarë), dy Ferrari dhe një Porsche ishin ndër makinat e tjera që u sekuestruan.
Kujtojmë se policia rumune e ka ndjekur Tate në rrjetet sociale duke lokalizuar vendndodhjen e tij në Rumani, pasi postoi një foto me një kuti pice që përmbante logon e një firme picerie lokale të njohur në vend.
Pinknews
“Po, me 100 probleme jam…”/ Pyetet për një ribashkim me Sara Hoxhën, Ledri Vula habit me përgjigjen
Ledri Vula dhe Sara Hoxha kohët e fundit janë komentuar shumë për marrëdhënien e tyre. Çifti thuhet se është ndarë, ndonëse nuk është konfirmuar nga asnjëra prej palëve.
Blogerja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në një emision, ku është pyetur edhe për këtë raport. Ajo ka lënë peng çdo gjë, duke treguar se ka edhe mundësi ribashkimi në të ardhmen.
Ndërsa reperi ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur për një ribashkim me ish-partneren.
“Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja e prerë e artistit të njohur. Theksojmë që Ledri dhe Sara kanë bashkë një vajzë, Poem Blu.
Pinknews
Olta Gixharit i prishen pushimet në Spanjë! Ja çfarë i ndodhi aktores
Olta Gixhari këtë periudhë ndodhet në Spanjë teksa pret të lindë vogëlushin e saj.
Mirëpo nga disa “story” të postuara në rrjetet sociale ajo na ka treguar se ka ndodhur diçka e papritur atje që lidhet me kohën.
Teksa në vendin tonë temperaturat janë të larta, duket se zona ku Olta jeton ka rikthyer dimrin, e madje artistja ka ndezur oxhakun dhe ka veshur rrobat me mëngë të gjata.
Pinknews
Dijonis Biba shpallet fituesi i edicionit të parë të ‘Ferma VIP’
Dijonis Biba është shpallur fitues në edicionin e parë të “Ferma VIP”.
Përveç Dijonisit pesë fermerët që prekën finalen e madhe ishin: Baby G, Ditea Berisha, Renis Gjoka, Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga
Pinknews
Aktorja e njohur elektrizon Instagramin e veshur me bikini
Olta Beqiri vazhdon të bëjë valë në mediat sociale me fotot e saj të fundit nga pushimet, duke shkaktuar një reagim të jashtëzakonshëm nga fansat e saj. Stili i saj sensual dhe pamja e shkëlqyer kanë krijuar një prezencë të fuqishme në rrjetet sociale.
Në të kaluarën, Oltën e kanë përfolur shumë për jetën e saj private, duke përfshirë lidhjen e mundshme me Butrint Imerin dhe më pas për një lidhje dashurie me ish shokun e saj të ngushtë. Kjo ka bërë që interesimi për jetën personale të Oltes të rritet edhe më shumë.
Reagimi pozitiv dhe komplimentet e fansave tregojnë për admirimin e tyre për aktoren dhe përformat e saj bombastike. Ndërkohë, stili i saj dhe prezencën e fuqishme në mediat sociale po e bëjnë atë një personalitet të njohur të industrisë së argëtimit.
Pinknews
Blogerja e njohur shfaqet pa të brendshme? Kjo FOTO ka ndezur debate në rrjet
Blogerja e njohur Dea Mishel është kthyer në qendër të vëmendjes nga paraqitjeja e saj e fundit në në një festival të fundit. Pas një periudhe të shkurtër larg rrjetit për shkak të problemeve të shëndetit, ajo është rikthyer me një fotografi që ka nxitur debate dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.
Në këtë paraqitje, ajo shfaqet në një fustan të shkurtër e të çarë tek kofsha, duke lënë të kuptohet se nuk ka të veshura të brendshme. Reagimi i shpejtë i fansave ka ‘djegur’ rrjetin dhe ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin për të zbuluar më shumë për këtë paraqitje provokuese.
-
Pinknews20 hours ago
Lajm i trishtë për ish-banoren e “Big Brother Vip”, humb njeriun e shtrenjtë të familjes
-
Pinknews18 hours ago
Braktis Romeon? Heidi poston foto nga Italia, por mbishkrimi shokon ndjekësit
-
Pinknews20 hours ago
“Nga burgu në burg!”/ Çfarë i ndodhi aktores pasi fitoi “Big Brother Vip”?
-
Politike19 hours ago
Dy shtete bëhen një, “bien” kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës
-
Politike19 hours ago
Cilat janë përfitimet e tjera që vijnë për Berishën bashkë me vulën?
-
Pinknews17 hours ago
Ndërron jetë babai i këngëtarëve të njohur korçarë/ Endri dhe Stefi: Nuk kemi asnjë kujtim me të, asnjë foto
-
Kronike20 hours ago
E rëndë/ Kamioni përplaset me fuoristradën, një viktimë dhe një i plagosur
-
Rajon18 hours ago
E veshur si nuse, përcillet për në banesën e fundit 11-vjeçarja që u vra nga daja (VIDEO)