Aktualitet

Anëtari i tretë dhe i katërt i Grupeve të Numërimit të Votave, KQZ cakton partitë që do…

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot kërkesën për hapje të zyrës zgjedhore nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Komisioneri deklaroi se në bashkërendim me subjektin zgjedhor të sigurohet respektimi i dispozitave ligjore, ndërsa po ashtu caktoi partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave.

Komisioneri vendosi që anëtarin e tretë të grupeve të numërimit të votave ka të drejtë ta propozojë Partia Socialiste e Shqipërisë dhe anëtari i katërt i grupeve të numërimit të votave do të propozohet nga partitë politike të opozitës, Partia e Lirisë dhe Partia Drejtësi Inetgrim dhe Unitet. Shorti për caktimin e anëtarit të katërt mes PDIU dhe PL do të hidhet në seancën e radhës.

TRENDING

Exit mobile version